Doruntina Luma, një grua e jashtëzakonshme me sindromën Down, bëri që Times Square të shkëlqente më shumë se kurrë. Kunata e saj, Livia, ndau momentin emocional në Facebook, duke shprehur sa e krenare ishte të shihte imazhin e Doruntinës që ndriçonte qendrën ikonike të New York-ut.
“Tina, vajza që ka kompletuar tablën e familjes tonë. E ëmbla, e mira, e bukura Tina me një zemër kaq të madhe sa të gjitha tonat së bashku. Tina e sheh jetën në ngjyra, me buzeqeshje, këngë dhe harmoni. Tina e jeton jetën kaq bukur. Tina fal dashuri pa kushte, pa mase, dhe pyes veten nëse mund të duam aq bukur, aq pastër dhe aq shumë sa ajo. New York-u shkëlqen më shumë sot se kurrë më parë për shkak të pranisë së Tinas, lumturisë dhe qartësisë që ajo ndan, edhe përmes fotove. Të duam!” – shkroi ajo në Facebook.