Search
Close this search box.

FMN kundërshton tërheqjen e fondeve nga Trusti

Shpërndaje

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë të enjten se kundërshton tërheqjen e fondeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale në Kosovë, me arsyetimin se një vendim i tillë do të përbënte goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit pensional dhe do të reduktonte vlerën reale të pensioneve të ardhshme.

Kjo deklaratë e FMN-së ka ardhur në të njëjtën ditë kur dhjetëra qytetarë në Prishtinë kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, me kërkesat që deputetët të miratojnë ndryshimet ligjore, për të mundësuar tërheqjen e deri në 30 për qind të fondeve.

Një kërkesë e tillë është iniciuar fillimisht nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është mbështetur nga partitë tjera opozitare.

Arsyetimi i tyre ka qenë që t’iu ndihmohet qytetareve të përballojnë rritjen e çmimeve të konsumit.

Mirëpo partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, refuzon diçka të tillë, me arsyetimin se kjo nuk i ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vetë përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme