Search
Close this search box.

FMN-ja ul parashikimet për rritjen ekonomike në botë

Shpërndaje

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike globale gjatë dy viteve të ardhshme, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas FMN-së, ekonomia botërore pritet të rritet me 3.6% në vitin 2022 dhe 2023, nga 6.1 që ishte parashikimi, shkruan CNN.

“Lufta do të frenojë rëndë rimëkëmbjen globale, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur inflacionin edhe më tej,” tha FMN në raportin e saj, duke theksuar se ekonomia botërore nuk ishte rikuperuar plotësisht nga pandemia e koronavirusit kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.

FMN thotë se konflikti do të godasë më rëndë Ukrainën dhe Rusinë. Sipas parashikimeve, ekonomia e Ukrainës dot të tkurret 35% këtë vit, ndërsa ekonomia ruse 8.5% si pasojë e sanksioneve nga Perëndimi.

Për shkak se lufta ka shkaktuar një rritje të çmimit të energjisë apo mallrave të tjera, duke shkaktuar edhe rritje të inflacionit, efektet e saj do të ndihen në të gjithë botën.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
www.binance.com sign up

Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme