Zyrtarë ushtarakë të NATO deklarojnë se presidenti Putin qartësisht nuk i arritur qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë deri në këto momente dhe me shumë mundësi nuk do t’i arrijë ato as në fund të luftës. Por pavarësisht kësaj, ata shtojnë se forcat ruse kanë ende kapacitete të bëjnë dëme të mëdha.
Sipas zyrtarëve të NATO, forcat ruse kanë avancuar në rajonet e Donetsk dhe Luhansk, por kanë dështuar të rrethojnë Kievin, të cilin mendonin se do ta vendosnin në kontroll brenda disa ditësh. Gjithashtu dhe sulmi në jug pranë Odesës, deri në këto momente nuk është materializuar.
Zyrtarët besojnë se plani origjinal i Rusisë ishte të merrte kontrollin e brigjeve të Detit të Zi, deri në Moldavi.
Ata vlerësojnë se forca pushtuese e Rusisë po vuan nga mungesa e karburantit dhe ushqimit si humbjet e jetës, gjë që sipas tyre e ka detyruar presidentin Putin të kërkojë përforcime.