Search
Close this search box.

Zelensky: Nëse nuk mbyllni hapësirën ajrore të Ukrainës do të kemi katastrofë njerëzore

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri edhe një herë thirrje vendeve aleate që të mbyllin hapësirën ajrore të vendit të tij, për të shmangur atë që ai e quajtur katastrofë njerëzore.

Ai tha se Ukraina është më e rrezikuar se kurrë në këto momente. “Rusia përdor predha, avionë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, qyteteve tona, kundër infrastrukturës sonë. Është detyra njerëzore e botës që të kundërpërgjigjet”, tha Zelensky në një dalje televizive. Ai tha se ukrainasit kanë treguar në këto dy javë se janë kanë ditur të rezistojnë dhe se nuk do të dorëzohen.

Kjo nuk është hera e parë që Zelensky bën një kërkesë të tillë, por opsioni nuk është marrë në konsideratë nga shtetet e NATO-s. Më herët, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se cilido shtet që vendos të mbyllë hapësirën ajrore të Ukrainës do të konsiderohej si i përfshirë në konflikt.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme