Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën në Leskovc të Serbisë se nëse Kosova pranohet në organizatat ndërkombëtare, kjo do të nxisë reagimin e Beogradit, që sipas tij, do të japë “një përgjigje të fortë dhe efikase nga Beogradi, e cila do t’i habisë”.
“Mesazhi im, pa hyrë në të gjitha detajet, dhe ne jemi duke analizuar gjithçka në plotni, është se nëse ata fillojnë me këtë, do të befasohen nga përgjigja e fortë dhe efikase e Serbisë. Nëse Kosova i bashkohet organizatave ndërkombëtare, do të thotë prishje e marrëveshjes së Uashingtonit. Në atë rast do ta marrin vesh për disa vende që kanë tërhequr njohjen”, shpjegoi Vuçiq.
“Nëse ata veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi”, tha Vuçiq.