Search
Close this search box.

Von Cramon: Franca dhe Holanda nuk e bllokojnë liberalizimin e vizave

Shpërndaje

Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pavarësisht se Parlamenti e Komisioni disa herë kanë dhënë dritën jeshile, kjo çështje ishte bllokuar nga Franca dhe Holanda.

Mirëpo, duket se më në fund ka lëvizje pozitive nga këto dy shtete skeptike.

“Ajo që mund të them është se Franca nuk është një vend që mund ta bllokojë atë çështje. Unë, mendoj,gjithashtu se Holanda ka lëvizur shumë. E di që edhe vendet e tjera do të jenë gati. Por disa vende kanë zgjedhje dhe disa të tjera nuk kanë as qeveri momentalisht. Pra, a do të mjaftojë kjo për ta shtyrë çështje? Nuk e di, por njerëzit me të cilët kam folur janë shumë optimistë” ka thënë Viola von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u takua të mërkurën me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

, Viola von Cramon, nuk mohon e as nuk pohon se ka një kornizë të re për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve.

”Epo, edhe nëse këto janë spekulime, çdo spekulim mund të jetë pak i vërtetë. Megjithatë, unë nuk mund t’i konfirmoj ato” tha Von Cramon.

Por, sa është i kujdesshëm Bashkimi Evropian ndaj marrëveshjes së fundit të Serbisë me Rusinë?

“Pashë që kishte shumë zëra kritikë. E di që ka një zhgënjim të madh të gjitha institucionet e BE-së. Pse vepron kështu Serbia? Unë nuk mund t’ju jap asnjë përgjigje për këtë. Shpresoj se do të ketë reagim të duhur. Jo vetëm dënim të aktit, por përfundimisht pezullim bisedimeve për anëtarësim në BE” tha ajo.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme