Search
Close this search box.

U largua nga Shqipëria në vitin 1997, tashmë synon Parlamentin italian

Shpërndaje

Anita Likmeta, vajza nga Durrësi, e larguar nga Shqipëria në vitin 1997, ishte padyshim emri më i përfolur e më i diskutuar një ditë më parë, kur pushtoi lajmet e portalet se është zyrtarisht kandidatja e parë shqiptare për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 shtator.

Por kush është Anita Likmeta dhe si arriti të bëhet pjesë e politikës së vendit fqinj? Ajo jeton në Itali prej moshës 11-vjeçare. E diplomuar në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ajo punoi si gazetare për “Huffington Post Itali”. Emri i saj spikat edhe për faktin se sipërmarrësja shqiptare në Itali, anëtare e Konfindustrisë italiane është përzgjedhur po ashtu si një nga 150 zonjat më të fuqishme në Itali, në një renditje për gratë më të famshme nga fusha të ndryshme.

Në zgjedhjet e 25 shtatorit, Anita synon të sigurojë një vend në parlamentin me 945 deputetë, në të dyja dhomat e saj, ndërsa në legjislaturën e ardhshme, do reduktohen në 600. Sot, Anita në A2 CNN ka folur për detajet e fushatës së saj dhe pritshmëritë drejt 25 shtatorit.

“Kjo është një fitore për një shqiptar. Në fund fare, komuniteti shqiptar nuk ka pasur kurrë një përfaqësues. Duhet të presim për të folur për rezultatet, është shumë herët tani, por fushata shkon shumë mirë. Është një luftë. Po flas me komunitetin shqiptar në Itali. Ne jemi një komunitet i madh. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Shqiptarët meritojnë të kenë një zë që flet për ata.

Tematika e fushatës time janë gratë, të rinjtë, janë edhe mbështetja për ata që kanë bërë shkollën në Itali dhe kanë nevojë për të marrë pasaportën. Duan mbështetje.

Unë kam kaluar 15 vite në dyert e institucioneve italiane për lejen e qëndrimit. Shqiptarët janë pranë meje, pasi kanë kaluar të njëjtën gjë”.

Në fund, Likmeta u shpreh se kjo më shumë është një betejë për italianët, pasi sipas saj, ata nuk kanë më të ardhme për fëmijët e tyre.

“Mua më pëlqejnë betejat dhe do t’ia dalim mbanë. Kjo është beteja e italianëve. Janë ata që nuk kanë të ardhme për fëmijët e tyre. Kjo është betejë për shqiptarët, sepse është e nevojshme që edhe ne të kemi një përfaqësim për institucionet italiane. Por emigrantët dinë të mbijetojnë. Kështu, kjo është beteja më e madhe për italianët”, u shpreh Likmeta.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme