Search
Close this search box.

“Turp që protestoni”, Rama reagon pas daljes në rrugë të qytetarëve

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se i vjen turp që shqiptarët, sipas tij, janë i vetmi popull në Europë që “proteston për pasojat e luftës në Ukrainë”.

“Mua sot më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës që protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë thonë se kërcimi i çmimit të naftës nuk është pasojë e luftës”, tha Rama.

“E kemi treguar ndjeshmërinë tonë. Asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë faturën e rritjes së energjisë, por me qeverinë. Thuajse 80% e paguan qeveria aktualisht energjinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër në Europë. Në Greqi, Itali e Kosovë është rritur çmimi i energjisë”, shtoi kryeministri.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme