Search
Close this search box.

Trupat rusë në Ukrainë, OKB-ja mblidhet në 03:00 të mengjesit

Shpërndaje

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë një vendim pas kërkesës së Ukrainës që të mblidhet Këshilli i Sigurimit.

Ukraina dorëzoi kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas veprimeve ilegale të Rusisë.

Duket se kjo mbledhje do të ndodhë. Siç raporton Reuters, mbledhja do të mbahet “në orët në vazhdim”.

Mbledhja pritet të mbahet në orën 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, ka raportuar Reuters, duke cituar një diplomat rus.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar të hënen mbrëma dërgimin e trupave në Donetsk dhe Luhansk, dy territore të Ukrainës lindore, të cilat u shpallen si entitete të pavarura nga Rusia.

U raportua edhe se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se do të merren hapa konkret pas këtij vendimi të Kremlinit.

“Njohja nga Kremlini e të ashtuquajturave “Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk” si të “pavarura” kërkon përgjigje të shpejtë dhe të vendosur, dhe ne do të ndërmarrim hapat adekuatë në koordinim më partnerët tanë”, tha ai nëpërmjet Twitter.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme