Interneti satelitor Starlink ka arritur gjithashtu në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar kompania amerikane.
Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë është tani në dispozicion.
Shqipëria gjithashtu shfaqet në hartën e mbulimit të internetit satelitor, si një zonë aktive me këtë internet. Starlink është një kompani e udhëhequr nga miliarderi Elon Musk.
Edhe disa vende në rajon, si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, kanë këtë rrjet interneti.
Si punon Starlink?
Rrjeti Starlink shkarkohet në hapësirë përmes antenave satelitore, dhe përdoruesit duhet të paguajnë për një antenë shpërndarëse dhe faturën e aksesit në internet.
Ky internet mbulon një zonë gjeografike shumë të madhe për shpërndarje.
Starlink zakonisht punon në një model abonimi mujor. Tarifa mujore mbulon shërbimin e internetit dhe është një tarifë fikse që ofron qasje pa kufizim të të dhënave.
Dhe, përveç internetit, fatura vjetore përfshin gjithashtu shërbime të tjera.
Çmimi i tij mund të ndryshojë bazuar në vendndodhjen e klientit.
Kompania amerikane menaxhon automatikisht azhurnimet e softuerit.
Elon Musk ka mundësuar ushtrisën ukrainase të përdorë internetin satelitor falas në luftën me Rusinë.