Search
Close this search box.

Shqipëria pret të thyejë rekord me turistë, paralajmëron “çmime të arsyeshme”

Shpërndaje

Shqipëria është bërë gati që të tejkalojë shifrën e gjashtë milionë turistëve gjatë këtij viti dhe t’i afrohet 7-milionëshit. Përveç në bregdet, tashmë janë hapur mbi 260 bujtina për mysafirë në sektorin e agroturizmit.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, thotë se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat që “çmimet të jenë të arsyeshme”.

Qershori, korriku e gushti janë muajt ku bregdeti mbushet plot me pushues nga Kosova dhe mbarë bota. Kumbaro ftoi mysafirët shqiptarët që ditët e pushimit t’i ndajnë mes detit, malit, sporteve natyrore e tureve të organizuara në shtigjet e Shqipërisë.

“Këtë vit ne mendojmë që do të kemi një shtrirje më të gjerë të hartës gjeografike turistike, jo vetëm në bregdet që është i preferuar për larminë që ka. Pjesë e brendshme e territorit të Shqipërisë ofron këtë verë potenciale të jashtëzakonshme dhe oferta interesante për sa i përket turizmit të gastronomisë, turizmit ushqimor. Për sa i përket agro-turizmit, mbi 260 bujtina janë hapur në të gjithë territorin nga Tropoja e deri në Sarandë, Korçë, Elbasan, Gramshë, Gjirokastër, Përmet e në Tepelenë”, ka thënë ajo.

Sezoni është hapur që në muajin mars kur kanë nisur grupet turistike në mënyrë të organizuar të vizitojnë shumë vende në Shqipëri.

Kumbaro theksoi se pritjet janë që Shqipëria të tejkalojë shifrën e gjashtë milionë turistëve brenda këtij viti.

“Në vitin 2019, që konsiderohet një vit shumë i mirë dhe kemi pasur një shifër rekord të mysafirëve nga e gjithë bota, Shqipëria priti 6,4 milionë vizitorë të huaj. Në vitin 2021, ne mirëpritëm më shumë se sa mendonim, 5,6 milionë turistë të huaj, duke përfshirë mysafirët prej Kosovës. Të gjitha të dhënat janë që këtë vit të kemi një rritje eksponenciale, për shkak se tre muajt e parë të vitit 2022, ishin me rritje krahasuar me vitin pararendës”, thotë ajo.

Ministrja e Turizmit zotohet që janë marrë masa për parandalimin e rritjes së çmimeve, megjithatë nuk përjashton rastet e tilla në disa zona.

“Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat që çmimet të ruhen në nivele të arsyeshme, por duhet pasur parasysh që jemi në një vit që ka një rritje të çmimit të energjisë dhe karburantit në nivel global. Ajo që ne kemi bërë është që për të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël, ku futen restorantet e hotelet nuk ndryshon çmimi i energjisë”, është shprehur Kumbaro.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme