Qeveria shqiptare ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.
Kjo e fundit ka kohë 24 orë për të larguar misionin e saj diplomatik nga territori shqiptar.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“U zbulua se sulmi i 15 korrikut nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror”, u shpreh fillimisht Rama.
Sipas tij, katër grupe janë organizuar për sulmin kibernetik në Shqipëri.
Njëra prej grupeve është përfshirë dhe në operacione kibernetike kundër Izraelit, Jordanit dhe Katarit.