Search
Close this search box.

Shqipëria e merr më 1 qershor Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shpërndaje

11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike, pas pranimit të saj si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Një vit më pas, pikërisht më 1 qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit.

Në Nju Jork në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e Jashtme Olta Xhaçka.

Një tjetër datë historike për Shqipërinë që në këto 12 muaj si anëtare e këshillit ka ngritur zërin e argumentit fuqishëm kundra brutaliteteve ruse në Ukrainë.

Paçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi jonë.

Olta Xhaçka, shefja e diplomacinë Shqiptare, thotë se me marrjen e presidencës së këshillit, Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë

Shqipëria u pranua anëtare e OKB më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vjetësh anëtarësie, u votua për herë të parë si anëtare në Këshillin e Sigurimit, i cili përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare janë me mandat dyvjeçar.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme