Search
Close this search box.

SHBA-ja po i mban 100.000 trupa ushtarake në Evropë

Shpërndaje

SHBA-ja po i mban 100,000 trupa në Evropë për të ardhmen e parashikueshme, për shkak të eskalimit të Rusisë dhe kërcënimit të saj ndaj Suedisë dhe Finlands, kanë bërë të ditur zyrtarë të shumtë amerikanë.

Numrat mund të rriten përkohësisht nëse NATO-ja kryen më shumë stërvitje ushtarake në rajon derisa SHBA-ja mund të shtojë baza shtesë në Evropë nëse mjedisi i sigurisë ndryshon, shtuan zyrtarët, raporton CNN të shtunën.

Planet po shqyrtohen pas takimit të së enjtes të krerëve ushtarakë të NATO-s në Bruksel.

Shefat ushtarakë po bëjnë rekomandime për një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të planifikuar për në qershor, derisa krerët e NATO-s, duke përfshirë presidentin, Joe Biden do të takohen në Madrid në fund të atij muaji.

SHBA-ja rriti pozicionin e përgjithshëm të forcës së saj në Evropë nga rreth 60,000 trupa përpara pushtimit rus të Ukrainës, në rreth 100,000 tani, duke shtuar trupa dhe mjete ushtarake në vendet përgjatë krahut lindor të Evropës për të mbështetur NATO-n dhe për të penguar më tej Rusinë. SHBA-ja kontribuoi me mijëra trupa në Forcën e Reagimit të NATO-s, e cila u aktivizua për herë të parë në historinë e NATO-s në fillim të kësaj pranvere.

Këto rekomandime janë në përputhje me atë që liderët e lartë ushtarakë u kanë thënë ligjvënësve amerikanë. Në prill, shefi i Shtabit të Përbashkët, gjeneral Mark Milley u tha anëtarëve të Kongresit se ai miratoi krijimin e bazave të përhershme të SHBA-së në Evropën Lindore si përgjigje ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Por Milley tha se ai besonte se trupat amerikane në ato baza mund të ishin me rotacion. Ai tha se nuk mendonte se SHBA-ja kishte nevojë të vendoste në mënyrë të përhershme trupa në to për të krijuar një pengesë efektive.

Ndërsa Suedia dhe Finlanda janë gati për t’u bashkuar me NATO-n, zyrtarët amerikanë besojnë se nëse Rusia do të bënte kërcënime serioze, qëndrimi i forcës mund të duhet të rivlerësohet më tej, thanë zyrtarët.

Suedia dhe Finlanda kanë shprehur shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre pasi ato dorëzuan aplikimet e tyre për anëtarësim, duke kërkuar nga disa aleatë të NATO-s mbështetje shtesë për sigurinë derisa procesi të zhvillohet. Disa vende kanë rënë dakord të ofrojnë mbështetje shtesë për të dy vendet, tha të enjten admirali Robert Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme