Search
Close this search box.

ShBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

Shpërndaje

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj deklaroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar një buxhet grant Shqipërisë, prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse.

Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj për Zërin e Amerikës tha se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim ushtarak dhe një zyrë për koordinimin e buxheteve.

“Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilat jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxhet janë grandet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila është me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, tha ai.

Gjenenerla Begaj foli për takimin me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane, gjeneralin Milley dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Temat e diskutimit ishin të gjithanshme. Kishin lidhje me bashkëpunimin midis dy vendeve tona, kishin lidhje me situatën në Ukrainë dhe me të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Me gjeneral Milley-n biseduam për kontributin e dhënë nga shteti amerikan për forcat e armatosura shqiptare dhe historia e bashkëpunimit është 30 vjeçare. Ne jemi në javën amerikane të bashkëpunimit dhe 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Amerikë. Mendoj që bashkëpunimi në fushën ushtarake ka qenë mëse i shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara na kanë ndihmuar në modernizimin dhe në ristrukturimin e forcave të armatosura. Programet e modernizimit, të cilat kanë qenë në bashkëpunim me Zyrën Amerikane të Bashkëpunimit janë në vazhdim e sipër. Përveç kontributit në rritjen e fuqisë mbrojtëse të vendit me pajisje të reja, kemi edhe kontribut me trajnime të ndryshme, me mirëmbajtjen e pajisjeve dhe me stërvitje të ndryshme. Gjatë vitit të kaluar ne ishim mikpritës të stërvitjes Defender-21, e cila ishte një histori suksesi në lidhje me bashkëpunimin ushtarak. Me këtë stërvitje jo vetëm që patëm prezent ushtrinë amerikane në tokën tonë, por u testua edhe roli gjeostrategjik dhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë, po ashtu u testuan edhe kapicitetet kombëtare, qoftë ushtarake, qoftë civile në drejtim të përdorimit të kësaj infrastrukture në drejtim ushtarak”, tha ai.

Po ashtu Bega shprehet se me Milley, folëm për Stërvitjen “Defender-21”.

“Stërvitja Defender-21 testoi të gjitha kapacitetet për transport të shpejtë të trupave dhe mjeteve të forcave aleate, duke përdorur portet, aeroportet dhe tokën në Shqipëri, për të kaluar sa më shpejt në pjesën e Detit të Zi dhe pjesën e Evropës Lindore. Situata tani në Ukrainë është e tillë që Ukraina ndodhet e sulmuar në mënyrë të pajustifikuar dhe të paprovokuar nga një shtet tjetër dhe diskutuam gjatë për bashkëpunimin se si do të kontribuonte Shqipëria më shumë në drejtim të mbështetjes së Ukrainës”, tha ai.

Po ashtu Bega vuri theksin te ndihma që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

“Shqipëria ka ndihmuar dhe mbështetur Ukrainën në planin diplomatik, politik dhe ushtarak. Në planin diplomatik në Kombet e Bashkuara në çdo rezolutë që është mbajtur për Ukrainën, ka gjetur mbështetje dhe jemi bashkëpenëmbajtës të këtyre rezolutave, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu kemi pasur edhe një mbështetje politike për faktin që qeveria shqiptare ka vendosur sanksione kundër Rusisë për agresionin e pajustifikuar dhe të pabazuar ndaj Ukrainës. Gjithashtu qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur refugjatët ukrainas dhe ka dhënë ndihma humanitare të llojeve të ndryshme. Në planin ushtarak kjo mbështetje është realizuar përmes donacioneve të bëra nga qeveria shqiptare, të cilat janë lloje të ndryshme municionesh të cilat ne i kemi pasur në përdorim dhe stok në depot tona të forcave të armatosura”, tha gjenerali.

Gjerela Bega ka folur dhe për bazën në Shqipëri të Brigadë e Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës të Komandës Amerikane në Evropë.

“Jo vetëm shtabi i përparuar i task-grupit ballkanik të forcave speciale ndodhet në Shqipëri, por gjithashtu edhe SFAB-I (Brigadë e Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës të Komandës Amerikane në Evropë) i cili është një ekip këshillues. Të dyja së bashku do të ndihmojnë, do të këshillojnë ato njësi të forcave të armatosura shqiptare të cilat janë deklaruar në NATO si kapacitete kombëtare, për t’u përdorur në NATO ku të nevojitet. Natyrisht që për t’u përdorur në NATO, duhet që këto njësi, këto forca të arrijnë të certifikohen dhe të akreditohen. SFAB dhe Task Group Balkans i forcave speciale do të bëjnë të mundur që këto njësi ushtarake shqiptare të jenë në kapacitetet e duhura dhe nivelet e duhura që kërkohen për të marrë pjesë në mision”, ka thënë Bega.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme