Search
Close this search box.

Sa shpejt mund të bëhet Ukraina anëtare e BE-së?

Shpërndaje

Përmes videos presidenti i Ukrainës Zelenskyy, mbajti një fjalim të flaktë para BE duke ngjallur entuziazmin e shumë parlamentarëve. A mundëson sulmi i Rusisë një procedurë të përshpejtuar anëtarësimi në BE për Ukrainën?

Bluja dhe e verdha. Ngjyrat kombëtare të Ukrainës dominonin imazhin e sallës plenare dhe të hollit në selinë e Parlamentit të BE-së në Bruksel. Shumë deputetë europianë kishin veshur në shenjë solidariteti bluza me flamurin e Ukrainës, parrullat ishin të lyera ose në blu ose në të verdhë, po me këto ngjyra ishte edhe veshja e komisares së BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përmes një lidhjeje me video-link mbajti një fjalim nga Kievi i përfshirë në luftime, duke kërkuar antarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, eurodeputetët si dhe një sërë vizitorësh me prejardhje nga Ukraina, e shoqëruan atë me duartrokitje frenetike që zgjatën.

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, e falenderoi presidentin Selenskyj dhe popullin ukrainas për „rezistencën heroike” kundër sulmuesit rus dhe tërhoqi vëmendjen: “Ne duhet ta përballojmë bashkarisht të ardhmen.” Parlamenti Europian me shumicë dërmuese është për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën. Kërkesa zyrtare u parashtrua pak ditë më parë nga Zelenskyy.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e cilësoi Selenskyj-n si „mishërim i vlerave europiane”. Një kuadër kohor apo një premtim Selenskyj nuk mundi të marrë: “Ky është një preokupim legjitim. Ne duhet ta shqyrtojmë këtë me shumë saktësi”, u shpreh në mënyrë të moderuar Michel, sepse ai e di që: “Ka një mori pikëpamjesh të ndryshme për këtë në BE.”

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme