Rusia nuk po kursen as objektet e misioneve diplomatike në Ukrainë.
Së fundmi është sulmuar edhe Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.
Konsullata ndodhet në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ndaj saj ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15.
Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkovit ka njoftuar se stafi I misionit diplomatik ndodhet në vend të sigurt.
“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u garantua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhet në njoftimin e konsullatës.
Ndërsa sot gjatë ditës Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka shpallur Shqipërinë shtet jomiqësor.
Kujtojmë ditë më parë cak i sulmeve ruse ishte edhe një konsullatë e Republikës së Sllovenisë./Telegrafi/