Rusia zgjeroi të enjten ndalimin e hyrjes për zyrtarët amerikanë për të përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe 28 zyrtarë të tjerë amerikanë, njerëz të biznesit dhe gazetarë.
Lista e sanksioneve, e publikuar nga ministria e jashtme ruse, përfshinte themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes Kathleen Hicks dhe zëdhënësin e Pentagonit John Kirby, ndër të tjera.
“Këtyre individëve u është mohuar hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.
Ministria tha në një deklaratë se masa vjen si përgjigje ndaj “sanksioneve gjithnjë në zgjerim anti-ruse” të sjella nga administrata Biden që kanë shënjestruar zyrtarët e Moskës dhe familjet e tyre, si dhe shkencëtarë, biznesmenë dhe figura kulturore.
Rusia kishte vendosur më parë sanksione që ndalonin disa zyrtarë amerikanë të hynin në vend në mars. Ai raund përfshinte Presidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden, si dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton.