Search
Close this search box.

Rriten shansat e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Shpërndaje

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës po konsiderohet i mundshëm pas përjashtimit të Rusisë, mirëpo edhe vështirësitë për të arritur një gjë të tillë po shihen të mëdha.

Nga ekzekutivi thonë se janë duke punuar për aplikim në Këshill të Evropës, por ende nuk është vendosur se kur do të ndodhë. Optimist për anëtarësim janë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa nga opozita shprehën më skeptik.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë se gjasat janë të mëdha për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës, mirëpo edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi është i gjatë dhe kalon në disa faza.

“Ne kemi qenë duke punuar për Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizuar, se kur do të aplikojmë nuk është vendosur, por se do të aplikojmë kjo është e qartë…E di që cilësohet si një organizatë ku gjasat janë më të mëdha dhe kjo është e vërtet, por edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kalon në disa faza dhe secila fazë ka vështirësitë e saja. Prandaj, ne me gjitha kapacitete tona por edhe ndihmën e akademikëve tanë, shoqërinë civile, jemi duke bashkëpunuar që t’i identifikojmë të gjitha këto vështirësi”, thotë ai për KP.

Optimist është edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Ai thotë se nëse ka lobim të duhur nga Kosova, procesi mund të përfundojë me sukses.

“I vetmi organ ndërkombëtar ku ne mund të anëtarësohemi shumë shpejtë dhe pa probleme ligjore është Këshilli i Evropës. Sa i përket procedurave është lehtë dhe shpejtë, pasi më shumë është vendim politik i vendeve anëtare të këshillit nëse ato e gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe ka një lobim të mirë nga ana e Kosovës, jo siç ka qenë më herët. Pra mos të bëjmë gafa diplomatike, pasi ato mund të na kushtojnë shumë. Nëse ka seriozitet nga palët, procesi mund të shkojë shumë shpejtë”, thotë ai.

Ndërkohë, ish zëvendësministri i MPJ-së, tashmë anëtari i LDK-së, Anton Berisha thotë për KosovaPress, se Qeveria Kurti nuk iu është qasur seriozisht anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai përmend edhe siç i quan “gafat” e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi gjatë takimit me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

“Procesi vetvetiu është i dëmtuar kur nuk i qasesh serioz. Ai ka shpalosur jo seriozitetin e qeverisë së Kosovës. Këta bëjnë politikë të jashtme për qëllime të politikës së brendshme, përfitimin e disa votave nga qytetarëve, pa marrë parasysh rëndësinë e procesit. AI ka bërë së pari një gabim elementar diplomatik, pasi edhe po të ishte e saktë ai nuk mund të deklarohet veçmas pa pëlqimin e dy palëve. Po ashtu sipas praktikave, teksti në parim i dërgohet palës në pajtueshmëri dhe përputhje me atë që është biseduar. Ky i ka bërë dy gabime në mendimin se përfiton politikisht dhe njëjtën kohë ka dëshmuar jo seriozitetin e tij si një zyrtarë. Por nuk e dëmton Kosovës si një akti i vetëm, mungesa e procesit e pengon, pasi s’ka një gjë të tillë dhe nuk i njohin procedurat dhe nuk konsultohen”, thotë ai.

Optimizmi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është shtuar pas përjashtimit të Rusisë, si pasojë e agresionit në Ukrainë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme