Search
Close this search box.

Presidentja Osmani: Vuçiq di të bëjë propagandë, ka fituar përvojë si ministër i Millosheviqit

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar sot se Rusia është duke u përpjekur të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë.
Duke folur për CNN, ajo tha se zhvillimet në Ukrainë mund të ndikojnë në pjesën tjetër të botës, përfshirë kontinentin evropian.
Osmani, tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shumë i zoti të bëjë propagandë të mbështetur nga Rusia, pasi ka pasur përvojë si ministër i Propagandës në qeverinë e Millosheviqit.
“Më lejoni t’ju kujtoj të gjithëve se presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si Ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviqit, kështu që ai është shumë i zoti në atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia. Në 10 vitet e fundit ai ka arritur të rritet bashkëpunimi ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë në nivele që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi.
Ajo përmendi edhe djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi fshati gjatë viteve të luftës.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme