Search
Close this search box.

Presidentja Osmani mori pjesë në darkën e organizuar nga Nancy Pelosi

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mori pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për liderët pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

Kabineti i Presidentes së Kosovës njofton se zonja Osmani ka pasur rastin të bisedjë me zonjën Pelosi për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë,me theks të veçantë në rajonin e Ballkant.

Sipas njoftimit, të dy zonjat e kanë vlerësuar partneritetin transatnlantik si faktor kyç për sigurinë dhe paqen e stabilitetin në këtë rajon.

Gjatë darkës, Presidentja Osmani është takuar dhe me senatorët amerikanë Bob Menendez e Lindsay Graham, me kongresistin Gregory Meeks, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov,  dhe me zyrtarë e të ftuar të tjerë.

Presidentja e Kosovës qëndroi në Uashington me ftesë të organizatorëve të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut. Ajo ishte një ndër folësit kryesorë në diskutimin për bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike dhe folëse kryesore në debatin për rritjen e rolit të grave në politikë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme