Search
Close this search box.

Përpjekja e Kosovës për të marrë njohjen nga Greqia, javën e ardhshme vjen një zyrtar grek

Shpërndaje

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se homologu i tij grek, Costas Fragoyiannis, do të vijë në Kosovë javën e ardhshme për një vizitë zyrtare.

Ahmeti bëri të ditur për këtë vizitë pas një takimi që patën bashkë me kryeministrin Kurti dhe shefen e tij, Gërvalla me kryediplomatin grek Nikos Dendias, në Athinë.

“Në ditën e fundit të Forumit të Delphit ne takuam ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias. Derisa vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tona midis Kosovës dhe Greqisë, mezi pres që ta mirëpres homologun tim Costas Fragoyiannis për një vizitë zyrtare në Kosovë javën e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës më herët ka njoftuar për takimin mes tre liderëve dhe dha detajet e bisedës. Në këtë forum, Kurti dje ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti grek, duke thënë se tani është koha e duhur që të ndodhë kjo.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme