Search
Close this search box.

Për një muaj 20 mjekë u larguan nga Kosova

Shpërndaje

Ekspertët e shohin mjaft shqetësuese ikjen e mjekëve nga Kosova. Madje ata thonë se për shkak të pagave të ulëta profesionistët shëndetësor po detyrohen të zgjedhin migrimin për një jetë më të mirë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se mjekët e larguar po ikin nga vendi për punë e jetë të dinjitetshme.

“Diku 48 mjekë vetëm muajt e fundit janë larguar nga Kosova. Ata po ikin, por për shkak të kushteve dhe mospërkrahjes nga Qeveria, po largohen për punë dhe jetë të dinjitetshme”, tha Zemaj.

Se Kosova po mbet pa mjekë, e thotë edhe Kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu, duke shtuar se brenda 10 vjetëve spitalet do të fillojnë të mbyllen.

“Brengosëse nuk është vetëm numri sepse mbi 20 mjekë janë larguar vetëm gjatë këtij muaji. Numri i tyre që presin largimin është shumë më i madh. Mbi gjysma e tyre janë në specializime dhe nuk janë të kënaqur me atë çka ofron shteti për shkollimin e tyre”.

“Ne jemi duke mbetur pa mjekë dhe brenda 10 vjetëve spitalet tona do të fillojnë të mbyllen deri atëherë. Për dhjetë vjet 1 300 vetë do të pensionohen. Ne kemi një sistem që nuk ofron kushte të mjaftueshme për punën e mirëfilltë të mjekëve dhe sigurinë në punën e tyre”, tha Sejdiu.

Kurse Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se mungesa e pagave meritore ka bërë që të ketë numër kaq të madh të mjekëve që po e lëshojnë Kosovë.

“Ka migrime, por njëra prej arsyeve themelore janë pagat e ulëta. Nisur nga kjo dukuri po na ikën cilësitë më të mira nga Kosova”.

Zemaj i bënë thirrje Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt ta sjellin Ligjin e pagave për miratim në Kuvend, ndryshe si deputet do të marrin iniciativa ligjore, raporton EO.

Kurse Dreshaj tha se ligjet janë në proces mirëpo fatkeqësisht ka shumë vonesa deri në miratimin e tyre.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme