Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth darkës së sontme në Berlin, pjesë e së cilës ishin kryeministri kosovar Albin Kurti si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Lajçak po e vlerëson si mundësi të mirë këtë takim të treshes, për të diskutuar rreth çështjes së dialogut, për të cilin thotë se pritet diskutim tjetër në nivel kryenegociatorësh më 13 maj.
”Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”.
Welcome the opportunity for an informal dinner discussion about the Dialogue with Prime Minister Kurti and President Vucic in Berlin. Grateful to the German government for hosting. We will continue the discussion on the level of Chief negotiators on 13 May. pic.twitter.com/o9PYXkc2Wd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 4, 2022