Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, shkruan Gazeta Express.
Nga atje ajo ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e hapjes, e cila ka nisur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Gjatë ceremonisë, Osmani është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domosdoshmërinë e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo në “Twitter”.
Pleased to attend the @AntalyaDF opening ceremony launched by President @RTErdogan.
I look forward to meeting fellow world leaders to reiterate the necessity to #Meet4Diplomacy in light of recent developments, as well as to promote ??’s firm Euro-Atlantic agenda. #ADF2022 pic.twitter.com/RQWtIfIdsv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 11, 2022
Ndryshe, në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum.
Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”. /Express/