Search
Close this search box.

Osmani takoi biznese të Tajlandës, i ftoi të investojnë në Kosovë

Shpërndaje

Në kuadër të vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Tajlandë është mbajtur një forum diskutimi me bizneset, në të cilin janë shpalosur mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritja e shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve.

Osmani ka potencuar mundësitë e Kosovës për investitorët e huaj, duke përmendur hapat që janë marrë për sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.

E para e vendit ka përmendur edhe asetin kryesor të shtetit të Kosovës, moshën e re të popullsisë dhe shkollimin e tyre, gjë që i bën të gatshëm për tregun e punës.

Osmani i ka ftuar bizneset e Tajlandës për një vizitë në Kosovë, duke theksuar se shteti ynë ofron mundësi të shumta për investitorë të huaj, duke përmendur këtu pasuritë natyrore të shumta, por edhe tokën bujqësore.

Disa nga bizneset pjesëmarrëse në forum kanë shfaqur interesim për mundësinë e investimeve në Kosovë, teksa kanë lënë të hapur mundësinë e shqyrtimit të ideve për bashkëpunim konkret në fusha specifike.

Ky forum ekonomik është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese.

Në këtë forum, delegacionit të presidentes Vjosa Osmani iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme