Search
Close this search box.

Osmani: Po punojmë që ta padisim Serbinë për gjenocid, por kërkohet akoma kohë

Shpërndaje

Në sesionin e saj të përgjigjeve në Instagram, Presidentja Vjosa Osmani i është përgjigjur një pyetje tjetër që lidhet me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Osmani, i është përgjigjur dhjetëra pyetjeve mbrëmjen e kësaj të diele.

“Zonja presidente, kur do të përgatitet padia për gjenocid ndaj Serbisë?”, ka qenë njëra prej këtyre pyetjeve.

Ajo është përgjigjur, duke thënë se është janë duke bërë punë në këtë drejtim.

Megjithatë, sipas saj, kërkohet kohë për finalizimin e padisë.

“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, ka shkruar ajo.

Për padinë për gjenocid, ditë më parë ka folur edhe kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se kjo është çështje komplekse dhe gjgante, prandaj duhet bërë përgatitjet mirë.

“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi. Po i bëjmë përgatitjet, është çështje komplekse e gjigante. Gjenocidi nuk është krim që vjetërsohet. Duhet të jemi të përgatitur para së të fillojmë këtë proces. Gjenocidin me NATO-n, e ka ndaluar bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme