Search
Close this search box.

Osmani në Antali: Bota t’i japë fund luftës në Ukrainë, sikur i dha fund gjenocidit në Kosovë

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Turqi, ku po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë “Bashkëpunimi rajonal dhe global, mundëson paqen dhe stabilitetin”.

Duke folur në  panelin e liderëve për temën “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”, Osmani ka theksuar se  paqja dhe prosperiteti janë të lidhura ngushtë dhe parakushte për një shoqëri progresive e të zhvilluar.

“Një mjedis paqësor dhe i begatë është çelës për çdo shoqëri, sepse  ndikon në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror të një vendi”, ka theksuar Presidentja Osmani. Por, sipas saj, qëllimet e tilla asnjë vend nuk mund t`i arrijë i vetëm.

“Vendosja e bashkëpunimit rajonal dhe global do ta mundësojë paqen dhe stabilitetin, i cili favorizon zhvillimin ekonomik, prosperitetin dhe përparimin”, është shprehur Presidentja Osmani.

“Përkundër përparimit të jashtëzakonshëm që ka bërë Kosova si shtet, por edhe kontinenti ynë, sot të gjithë i shohim qartë kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë, të cilat janë të vazhdueshme dhe aktive”, është shprehur Presidentja Osmani.

 Osmani duke folur për Ukrainën ka kërkuar që bota demokratike të bashkëpunojë për ruajtjen e paqes.

“Ashtu siç u mblodh bota demokratike për t’i dhënë fund vuajtjeve dhe gjenocidit në Kosovë në 1999, jam e sigurt që këtë do ta shohim edhe në rastin e Ukrainës dhe kudo tjetër në botë ku ka luftë dhe vuajtje”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme