Search
Close this search box.

OBSH konfirmon 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende

Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës.

Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.

“Aktualisht, rreziku i shëndetit publik në nivel global vlerësohet si i moderuar duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që kemi kaq shumë raste të lisë së majmunëve,” tha OBSH.

Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.

Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980.

Patogjeni transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik.

Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.

Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara.

Megjithatë, deri më tani këtë vit, 66 persona kanë vdekur në pesë vende afrikane me shkaqe që lidhen me linë e majmunëve.

Rikujtojmë se në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast të lisë së majmunëve, rast ky që është dërguar për testim jashtë vendit.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme