Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të trajtuar një “situatë krize” për shkak të fluksit të emigrantëve.
Më shumë se 17,000 emigrantë kanë mbërritur në qytet nga kufiri jugor që nga prilli.
Shtetet republikane si Teksasi, Arizona dhe Florida kanë dërguar emigrantë në zonat demokratike muajt e fundit.
Është pjesë e një mosmarrëveshjeje me Shtëpinë e Bardhë pasi një numër i paprecedentë njerëzish mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë.
Që nga shtatori, mesatarisht pesë deri në gjashtë autobusë kanë mbërritur në qytet çdo ditë, tha zoti Adams në një konferencë për shtyp të premten.
Ai tha se një në pesë persona në sistemin e strehimoreve të qytetit është aktualisht azilkërkues.
“Shumë nga ata që vijnë janë familje me fëmijë të moshës shkollore dhe kanë nevojë serioze për kujdes mjekësor”, tha ai.