Sipas informacioneve të MPB-së dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, rreth 2.400 persona nga Ukraina kanë hyrë në Maqedoni, por shumica prej tyre e kanë shfrytëzuar vendin si tranzit, gjegjësisht 1.480 persona tashmë janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar në destinacionin e tyre përfundimtar, tha sot për “Utrinski Brifing” sekretarja e Kryqit të Kuq në Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.
“Numri i atyre që vendosën të qëndrojnë në vend është rreth gjashtëqind, por kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë nevojë për ndihmë. Regjistrimi i personave që vijnë në Maqedoni bëhet në ambientet e “Dare Xhambaz” ku refugjatët lejohen të kërkojnë gjithçka që u nevojitet. Zyrat e regjistrimit janë të hapura gjatë ditëve të javës nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa të shtunave ndihma humanitare shpërndahet në “Dare Xhambaz” në Shkup, ndërsa në qytetet tjera ndihmat u dërgohen drejtpërdrejt përdoruesve sepse numri është shumë i vogël”, thotë Tuneva Paunovska.
Nga 600 persona që mbetën në vend, vetëm 204 persona kërkuan ndihmë, pjesa tjetër kishin ku të qëndronin.
“Një person nga Ukraina mund të pranohet nga kushdo që ka një apartament apo shtëpi bosh dhe mund të aplikojë në Kryqin e Kuq ku jeton. Për momentin nevoja më e madhe është për këpucë, veshmbathje, ushqim, ilaçe dhe higjienë”, shton Tuneva.
Aktualisht, të gjithë personat që vijnë nga Ukraina kanë një qëndrim tre mujor, por të premten në një takim do të vendoset për statusin e tyre të mëtejshëm.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.com/fr/register?ref=B4EPR6J0