Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka deklaroi pas takimi të NATO-s se Shqipëria ka dhënë mbështetje diplomatike dhe ndihma në materiale për Ukrainë.
Ajo tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është denoncuar në Gjykatën Ndërkombëtare.
“U konfirmua me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur Ukrainën. Shqipëria ka luajtur një rol domethënë edhe me ndihma materiale konkrete, por sidomos në fushën ne diplomacisë, kur pardje u miratua me shumicë absolute votash një rezolutë e bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë që t’i japë fund luftës”, tha Xhaçka.