Search
Close this search box.

Ministri ukrainas: SHBA ka premtuar më shumë ndihmë për t’i rezistuar Rusisë

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha më 1 mars se Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i kishte ofruar vendit të tij, i cili është nën sulm nga Rusia, më shumë mbështetje në formën e sanksioneve dhe armëve.

“Në thirrjen tonë, Sekretari Blinken pohoi se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mbetet e palëkundur”, shkroi Kuleba në Twitter.

“Unë theksova se Ukraina dëshiron paqen, por për sa kohë që ne jemi nën sulmin e Rusisë, ne kemi nevojë për më shumë sanksione dhe armë. Sekretari më siguroi për të dyja. Ne koordinuam hapat e mëtejshëm”, tha ai.

Uashingtoni ka zbatuar tashmë një sërë sanksionesh në bashkëpunim me aleatët e tjerë perëndimorë për të kufizuar qasjen e Rusisë në fondet, investimet ose teknologjinë jashtë shtetit si hakmarrje për pushtimin e saj në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara tërhoqën nga rezervat e tyre për të furnizuar Ukrainën me armatime në vjeshtën e vitit 2021 dhe përsëri në dhjetor.

Ndërsa të premten, presidenti Joe Biden udhëzoi Departamentin e Shtetit të lëshonte deri në 350 milionë dollarë shtesë për armë nga stoqet e SHBA-së.

Por Uashingtoni ka refuzuar me vendosmëri një kërkesë të Ukrainës për Perëndimin për të vendosur një zonë të ndaluar fluturimi për të mbrojtur Ukrainën nga sulmet ajrore ruse – një hap që do t’i sillte forcat perëndimore në konflikt të drejtpërdrejtë me ushtrinë ruse./ Evropa e Lirë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme