Presidenti Ilir Meta mbështet mbledhjen e ndihmave humanitare për qytetarët ukrainas.
“Mirëprita angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, organizatës humanitare më të madhe në Shqipëri dhe që ka në misionin e veprimtarinë e saj ndihmën e personave në nevojë në konflikte të armatosura e situata të tjera kritike, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave”, shkruan Meta në një postim në Facebook.
Kreu i shtetit nënvizon se situata në Ukrainë është në një moment tepër kritik.
“Veçanërisht kritike paraqitet situata humanitare edhe për shkak të largimeve masive të qytetarëve nga zonat që po përballen me luftime tepër të ashpra”, u shpreh kreu i shtetit.