Search
Close this search box.

Mesazhi i papritur në Oslo “I zhgënjyer që Kosova nuk po lejon zgjedhjet e Serbisë si në të kaluarën”

Shpërndaje

Javën e kaluar kur shtetet e QUINT’it reaguan që Kosova refuzoi një propozim të tyre për zgjedhjet serbe në Kosovë, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e  Italia u kujdesën që të thonë se Kosovës i takon e drejta që të vendosë se a do të lejojë lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një shteti tjetër.

“E pranojnë që është e drejtë e Qeverisë së Kosovës që të vendosë se a do të lejojë lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një shteti tjetër” thuhej në njoftimin e QUINT.

Këtë të drejtë të Kosovës e përmenden edhe përfaqësues të shtetet individuale, emisari Stuart Peach i Mbretërisë e Bashkuar, që tha se është i zhgënjyer me që Kosova refuzoi kompromisin edhe pse si shtet e ka këtë të drejtë.

Por, në Norvegji, vendin të cilin po e viziton Kryeministri Kurti ditëve të fundit po ashtu u shprehën të zhgënjyer duke mos patur fort mirëkuptim për të drejtën e Kosovës

Kryeministri norvegjez ishte shumë direkt pas takimit me Kurtin, kur foli për këtë cështje dhe disa tema tjera si implementimi i marrëveshjeve me Serbinë e diaologu i Brukselit.

“Po ashtu shfytëzova rastin që gjatë takimit tonë t’a shpreh zhgënjimin tonë që Kosova nuk po i lejon zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë që të organizohen në mënyrën e njëjtë sikur që janë organizuar në të kaluarën” ka thënë Kryeministri Jonas Gahr Store.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme