Search
Close this search box.

Mediumi gjerman: Kosova një prej vendeve të mundshme prej ku mund t’i dërgohen aeroplanë Ukrainës

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa aeroplanë MIG-29 nga epoka e sovjetizmit drejt Ukrainës përmes një baze ushtarake amerikane në Gjermani, shkruan “Tagesschau”, trasnmeton Express.

Nga Pentagoni kanë thënë se një propozim i tillë ka ngritur “shqetësime serioze” për gjithë NATO-n.

Lidhur me këtë çështje ka shkruar edhe mediumi gjerman“Tagessachau”,duke treguar se transferimi i drejtpërdrejtë i aeroplanëve për në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA-të, derisa potencojnë se një prej skenarëve të mundshëm është që avionët të rilyhen në bazën e Ramstein në Gjermani dhe pastaj të fluturojnë drejt një vendi jo-anëtar të NATO-së apo që nuk është anëtar i BE-së.

Pastaj pilotët e Ukrainës nga ai vend mund t’i dërgojnë aeroplanët drejt Ukrainës.

Siç shkruan “Tagesachau”, Kosova është përmendur si një nga opsionet e mundshme edhe pse ende asnjë vend nuk është përmendur publikisht.

Siç shkruan mediumi gjerman, është diskutabile nëse përdorimi i MiG-29 nga Ukraina mund të inicojë një kthesë ushtarake, pasi numri i tyre është i menaxhueshëm dhe janë teknikisht inferiorë ndaj avionëve më të sofistikuar rusë./GazetaExpress/

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme