Search
Close this search box.

Lituania e gatshme të ndihmojë Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO

Shpërndaje

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt
Bashkimit Europian dhe anëtarësimit në NATO.

Ai ka falënderuar popullin e Kosovës që dënoi agresionin rus në Ukrainë dhe që ndihmoi edhe në pritjen e refugjatëve ukrainas

Nauseda tha se siguria në rajonin ballkanik dhe atë baltik janë të rëndësishme dhe duhet ruajtur.

“Falënderoj Kosovën që ishte ndër të parat vende që dënoi luftën brutale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, për të gjitha sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellousisë, për asistencën ndaj Ukrainës dhe që keni pritur refugjatë ukrainas. Do të qëndrojmë së bashku për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj. Ju përgëzoj për progresin e rëndësishëm që keni arritur në rrugën për integrim europian. Lituania është e gatshme të ndajë me ju përvojën e saj dhe këtë e nënvizova në takim se jemi të gatshëm të ndajmë përvojën në implementimin e reformave. Mbështesim përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për të forcuar sigurinë në rajon”.

Ai gjithashtu tha se uniteti mes shteteve europiane është i rëndësishëm për të ardhmen e kontinentit.

“Siguria, prosperiteti dhe stabiliteti i Europës varet prej unitetit tonë, aftësia jonë për të koordinuar veprimet tona, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të mbrojtur vlerat europiane. Ne jemi më të fortë bashkë”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme