Search
Close this search box.

Ligjvënësi amerikan: SHBA nuk duhet të jetë ndërmjetës neutral në bisedimet Kosovë-Serbi

Shpërndaje

Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetik që ndërmerr ndaj një vendi sovran.

Ligjvënësi nga Nju Jorku është nismëtar i një projekt-rezolute dorëzuar pak ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të Teheranit ndaj Shqipërisë dhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të këtij vendi.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zoti Torres shton se pret mbështetje dypalëshe për Shqipërinë që, sikurse thotë, është një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara.

Ligjvënësi amerikan flet edhe mbi të ardhmen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Ai thotë se Uashingtoni nuk duhet të veprojë sikur të jenë një ndërmjetës neutral, në kushtet kur Kosova është një aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Serbia është alat e Rusisë.

Ndaj për zotin Torres, sfida reale për përmbylljen e dialogut mes dy vendeve, mbetet afërsia e Beogradit me Moskën.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme