Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta se sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë.
Kurti vetëm ka thënë se janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë, që i bie miliona euro.
“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. Përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.