Kryeministri Albin Kurti ka takuar ministrin e Jashtëm sllovak, Ivan Korcok në margjinat e forumit GLOBSEC që po mbahet në Bratisllavë.
Kurti ka shkruar se atij i ka shprehur nevojën që Sllovakia ta njohë Kosovën si pjesa dërrmuese e shteteve të BE-së dhe NATO-s.
“Shkëmbim informues me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë Ivan Korcok në GLOBSEC. Diskutuam rreshtimin e shteteve tona me demokracitë tjera për të sanksionuar invazionin rus në Ukrainë. Shpreha nevojën që Sllovakia t’i bashkohet shumicë dërrmuese të shteteve të BE-së dhe NATO-s për ta njohur Kosovën”, ka shkruar Kurti.