Search
Close this search box.

Kurti: Një botë e bashkuar do ta ndalojë Putinin

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia të Turqisë, ka takuar ministrin e jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe mandatarin për krijimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka bëtë të ditur se temë e bisedës me diplomatët që takoi ishte agresioni rus në Ukrainë.

“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve askund dhe në asnjë kohë. Vetëm një botë e bashkuar dhe aktive demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë, përveç kryeministrit Kurti, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu ka zhvilluar takime të shumta me pjesëmarrës të kësaj konference.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme