Search
Close this search box.

Kurti: Me Serbinë duam marrëveshje ligjërisht të obliguar, deri atëherë do të ketë reciprocitet të plotë

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dëshiron me Serbinë marrëveshje ndërkombëtarisht dhe ligjërisht të obliguar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër, por në mungesë të marrëveshjes do të ketë reciprocitet të plotë i cili do të vendoset gradualisht.

Kurti në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë.

“Ne dëshirojmë që të ketë normalizim dhe këtë do ta bëjmë përmes një marrëveshje ndërkombëtarisht e ligjërisht të obliguar për normalizim të plotë të ma dhënieve me njohje reciproke në qendër. Në takimin e fundit në Bruksel kam prezantuar një kornizë të përgjithshme, me 6 kapituj, me shumë elemente, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për t’u takuar edhe më shpesh në mënyrë që ta finalizojmë këtë marrëveshje, por në mungesë të marrëveshjes do të ketë reciprocitet të plotë i cili do të vendoset gradualisht. Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur, njëjtë siç nuk mund të sjellemi neutral ndaj vetës apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor“, tha ai.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme