Search
Close this search box.

Kurti kujton masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrat e kryera gjatë luftës së fundit në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan.  Ai tha se krime të tmerrshme u kryen në këto fshatra 23 vjet më parë, duke lënë të vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Krahas vrasjeve, nga këto fshatra janë dëbuar me dhunë qindra civilë dhe janë plaçkitur e djegur një pjesë e madhe e shtëpive.

“Për të gjithë ata që e kanë përjetuar luftën e fundit në Kosovë në këtë zonë, ju kujtohet që gjatë majit 1999 në të gjitha këto fshatra, plaçkiteshin, ndaheshin burrat nga gratë, kryhej pushkatimi dhe digjeshin shtëpitë me kufoma brenda. Krime të njëpasnjëshme. Secili më i rëndë se tjetri”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri tha se zakonisht për raste të tilla mungojnë gjykimet, mungojnë vendimet e mungojnë aktakuzat.

“Por në rastin e masakrave në fjalë, për disa prej vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd, si rezultat i kallëzimit penal të bërë nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Aktakuza ishte ngritur në vitin 2010, ndërsa në shkurt të vitit 2014 me Aktgjykim të shkallës së parë tre persona u dënuan me nga 20 vjet burgim, një me 15 vjet, një me 12 vjet, një me 10 vjet, një me 5 vjet, dy me nga 2 vjet burgim, ndërsa ndaj dy personave u tërhoqën akuzat. Por, në shkurt të vitit 2015 Departamenti për Krime Lufte i Gjykatës së Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në rigjykim”.

Kurti vazhdoi duke thënë se prej 2015-ës disa të akuzuar kanë vdekur, e disa janë larguar nga aktakuza për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

“Megjithatë qysh prej vitit 2015, gjykimi është akoma duke vazhduar. Prej vitit 2015, s’ka asnjë rezultat konkret. Përkundër faktit që janë dëgjuar 116 dëshmitarë në këtë rast, akoma sot, në vitin 2022, nuk ka asnjë të dënuar me Aktgjykim përfundimtar”.

Ai tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, derisa shtoi se viktimat meritojnë të pushojnë në paqe, e familjet të jenë të qetë duke e ditur që kriminelët kanë marrë dënimin e merituar.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme