Search
Close this search box.

Kurti: Kërcënohemi nga Serbia e Rusia, na duhen më shumë trupa të NATO-s

Shpërndaje

Për shkak të kërcënimeve që vijnë nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten në një intervistë për televizionin gjerman “Welt”.

Kurti ka thënë se prezenca e më shumë trupave të KFOR-it në Kosovë, do ta ndihmonte vendin për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

“Rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe. Rusia dhe Serbia punojnë ngushtë së bashku në politikën ushtarake, ata ndërmorën gjithsej 104 manovra dhe aktivitete së bashku në vitin 2021 – disa prej të cilave përfshinin forcat e armatosura bjelloruse. Për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për të rritur ndjeshëm numrin e ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Kjo patjetër do të përmirësonte sigurinë tonë. Do të na ndihmonte gjithashtu nëse më shumë ushtarë gjermanë do të merrnin pjesë në trupat mbrojtëse të NATO-s. Përveç kësaj, trupat e KFOR-it mund të na ndihmojnë për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet tona të sigurisë”, ka thënë Kurti kur është pyetur nëse Kosova ka nevojë për më shumë trupa të KFOR-it.

Kurti ka thënë se kontrollet kufitare për qytetarët serbë që duan të hyjnë në Kosovë dhe rregulloret e reja për targat do të zbatohen duke nisur nga 1 shtatori.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme