Search
Close this search box.

Kurti del kundër iniciativës për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në këtë takim, Kurti doli hapur kundër iniciativës për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës.

Ai më tej tha se gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm”, u shpreh kryeministri Kurti, teksa në fund theksoi se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës.

Dhe përkrahja që Kurti i ka dhënë Ardita Sinanit, ka bërë që kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës të mos merr pjesë në takim edhe pse ishte i ftuar.

Subscribe
Notify of
guest
3 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Создать бесплатный аккаунт

I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

binance-

Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://www.binance.com/ka-GE/register?ref=RQUR4BEO

binance referral bonus

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme