Search
Close this search box.

Kryeparlamentari Konjufca i kërkon njohjen Greqisë

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Athina zyrtare që Greqia ta njohë Kosovën.

Ai ka zhvilluar takim të veçantë me homologun e tij grek, Constantine Tassoulas.

Në takim me homologun e tij grek, kreu i legjislativit të Kosovës ia dhuroi atij një punim filigrani si shenjë thellimi të bashkëpunimit.

Kryeparlamentari kosovar i është drejtuar me një fjalim edhe Parlamentit grek. Ai ka thënë se paqja, stabiliteti dhe demokracia janë thelbësore dhe mbeten parakusht që kjo krizë të mos provokojë ndonjë ndryshim thelbësor në rajonin tonë dhe të mos prekë shoqëritë tona liberale dhe sistemet demokratike.

“Ne mund t’i zgjidhim të gjitha problemet tona duke avancuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve tona. Mbështetja e të gjithëve, paraprirë nga njohja e Kosovës, duhet parë si një investim strategjik për të ardhmen, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për zhvillimin tonë të përbashkët”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka theksuar se pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka potencialin të përkeqësojë tensionet ekzistuese në rajonin tonë.

“Prandaj, ne duhet t’u qëndrojmë besnikë vlerave evropiane dhe me një partneritet të palëkundur me NATO-n dhe SHBA-në, ne mund ta mbrojmë rajonin tonë nga kërcënimet serioze destabilizuese që mund të synojnë ndryshime thelbësore në rendin ndërkombëtar”, është shprehur ai.

Ai ka ftuar Qeverinë greke që të mbështesë përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin Evropian, në NATO dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Bashkë me deputetët e Vetëvendosjes dhe të Listës Guxo, Konjufca ka marrë pjesë në seancën e 9-të plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SCEEP

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme