Search
Close this search box.

Kryeministri Kurti tregon se kur do të shkojë në ShBA

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të shkojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë pranverës.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se  një vizitë e tillë ishte paralajmëruar të ndodhte në nëntor e më pas edhe në janar, por që nuk u realizua.

Kurti tha se për të shkuar në SHBA duhet më shumë se 10 ditë qëndrim, pasi shteti është i madh dhe do të ketë takime të shumta.

“Sa i përket vizitës në SHBA, mendoj se pengesa kryesore është logjistike-teknike. S’mund të shkojë për tri ditë, por dua të shkojë për një javë apo 10 ditë. Shteti është më i madh. Edhe takimet që dua t’i bëj atje do jenë më të shumta. Për shkak të situatës ku jemi, jemi detyruar ta shtyjmë dhe kjo vizitë do të ndodhë në pranverë. Jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të më duhet të qëndroj pak më shumë sesa në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme