Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq e ka quajtur provokuese deklaratën e Albin Kurtit për siç e quajti ai gabimin e bërë nga qeveritë e kaluara për faljen e 8200 hektarëve të territorit të Kosovës.
Kryeministri malazez ka thënë se aspiratat e Kurtit për cenim të integritetit territorial të Malit të Zi janë të rrezikshme.
“E konsideroj provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti që shpall aspirata të rrezikshme për cenim të integritetit territorial të Malit të Zi. Është interesant se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kryeministri ‘antikushtetues’ Dritan Abazoviq”,” shkruan në Twitter kryeministri në largim i Malit të Zi.