Search
Close this search box.

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq konfirmon pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur

Shpërndaje

Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviq ka konfirmuar më 26 maj se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciatives “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahët në Ohër te Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviq tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por në të kaluarën ka marrë pjesë në takimet si vëzhgues.

“Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi te interesuar. Por, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vlefshëm që Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, ka deklaruar Abazoviq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ftoi Abazoviqin më 25 maj në Davos të Zvicrës që t’i bashkohet takimit të radhës të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, në Ohër.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.
Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviq e mbështet konceptin e kësaj nisme.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme